Kosovarët edhe vitin e ri e pritën në terr, kurse Kurti tregon se si vendi për dekada përballet me vështirësi në sektorin e energjisë
Në Prishtinë është mbajtur konferenca e organizuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, lidhur me procedurat e parakualifikimit për Dizajnimin dhe Ndërtimin e Sistemeve të Mëdha për Ruajtjen e Energjisë përmes Baterive. Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti tha se ndikimi nga projekti i baterive do të jetë i menjëhershëm. Sipas të parit të ekzekutivit,…
Lajme
Në Prishtinë është mbajtur konferenca e organizuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, lidhur me procedurat e parakualifikimit për Dizajnimin dhe Ndërtimin e Sistemeve të Mëdha për Ruajtjen e Energjisë përmes Baterive.
Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti tha se ndikimi nga projekti i baterive do të jetë i menjëhershëm.
Sipas të parit të ekzekutivit, përmes këtij projekti do të ulet kosto e importit të energjisë, derisa do të rritet siguria në furnizim.
“Për dekada të tëra Kosova është përballur me vështirësi në sektorin e energjisë. Ne nuk kemi pasur vetëm nevojën për investime por vizion që sjellë rezultate që nuk mund të kthehen mbrapshtë. Andaj kemi vënë synime ambicioze, objektiva serioze dhe kemi caktuar një vizion i cili sa është solid është edhe largpamës. Vitin e kaluar kemi përmbyllur me sukses ankandin diellor dhe po në të njëjtin vit kemi lanësuar ankandin e parë të energjisë së erës. Përderisa sot ne po hapim zyrtarisht procesin e parakualifikimit për Dizajnimin dhe Ndërtimin e Sistemeve të Mëdha për Ruajtjen e Energjisë përmes Baterive. 125 MË do të operojnë në koorporatën për ruajtjen e energjisë dhe 45 MË tjera nën KOSTT-in. Projektet e baterive do të kenë ndikim të menjëhershëm. Së pari do ta ulim koston e importit të energjisë si dhe do të rrisim sigurinë e furnizimit. Programi kompakt i financuar nga MCC dhe qeveria, përfaqëson një investim të madh në paravaresinë energjetike. Ky është një transformim që synon t’i jap Kosovës një ekonomi më të qëndrueshme”, shtoi kryeministri.
Ndërsa, e para e dikasterit të Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se nga rezervat e energjisë pas realizimit të këtij procesi, Kosova do t’i kursejë më shumë se 15 milionë euro.
“Rezervat e energjisë do t’i kursejnë sistemit të energjisë më shumë se 15 milionë euro në vit. Të gjitha këto ndikojnë që të ulet kosto përfundimtare e furnizimit me energji. Gjatë kësaj jave Kosova e ka kaluar vleresimin vjetor të MCC-së. Është një ndër 26 shtetet që e kanë kaluar këtë vlerësim. Kosova përveç që ka arritur në shumicën e indikatorëve progres, ka arritur përparim në politikat fiskale, luftimin e korrupsionit dhe punësim”, shtoi Rizvanolli.