Zyrtari i lartë amerikan në Kosovë, pritet nga presidentja Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim zëvendëssekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Menaxhim dhe Resurse, Richard R. Verma. Në lidhje me këtë takim, nga Departamenti i Shtetit u tha se do të diskutohet për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e…

Lajme

10/01/2025 10:04

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim zëvendëssekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Menaxhim dhe Resurse, Richard R. Verma.

Në lidhje me këtë takim, nga Departamenti i Shtetit u tha se do të diskutohet për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes si dhe sundimin e ligjit. Nxitjen  rritjes ekonomike dhe të sigurisë energjetike për të mirën e qytetarëve.

Ai në Prishtinë po vjen nga Tirana ku ka qëndruar për vizitë zyrtare dhe ku takoi krerët e shtetit.

“Ai gjithashtu do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme të Ukrainës dhe për ndihmën e saj për afganët në nevojë”, tha DASH.

Verma pas Kosovës do të vizitojë edhe Serbinë./Lajmi.net/