Qeveria mbajti mbrëmë mbledhje elektronike, u morën katër vendime
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje elektronike. Në këtë mbledhje sipas njoftimit për media janë miratuar disa vendime. Në kuadër të vendimeve të marra në këtë mbledhje është edhe programin e pronësisë industrial 2025-2027, transmeton lajmi.net. Njoftimi i plotë: Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje elektronike, në të cilin…
Lajme
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje elektronike.
Në këtë mbledhje sipas njoftimit për media janë miratuar disa vendime.
Në kuadër të vendimeve të marra në këtë mbledhje është edhe programin e pronësisë industrial 2025-2027, transmeton lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje elektronike, në të cilin ka miratuar:
- Kërkesën për dhënien në shfrytëzim të objektit për trajtimin e nënprodukteve shtazore në lokacionin Zona Industriale, Sankoc, Komuna e Gllogocit;
- Programin për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative 2025-2028 dhe Planin e Veprimit 2025-2026;
- Programin e Pronësisë Industriale 2025-2027;
- Planin e Veprimit 2025-2027 për zbatimin e Strategjisë së Reformës së Administratës Publike 2022-2027./Lajmi.net/