Pas 24 vitesh pritje, familja Selimi bekohet me fëmijë

Mëngjesi i datës 8 janar solli zërin e një fëmije në familjen Selimi. Pas plot 24 vitesh përpjekje, çifti Selimi bekohen me fëmijën e tyre të parë, vajzën Luna. Ky moment i shumëpritur është bërë realitet falë përkushtimit dhe trajtimeve të shumta mjekësore. Bekir Selimi babai i fëmijës, në një rrëfim emocionues shprehu lumturinë dhe…

Lajme

10/01/2025 08:54

Mëngjesi i datës 8 janar solli zërin e një fëmije në familjen Selimi.

Pas plot 24 vitesh përpjekje, çifti Selimi bekohen me fëmijën e tyre të parë, vajzën Luna.

Ky moment i shumëpritur është bërë realitet falë përkushtimit dhe trajtimeve të shumta mjekësore.

Bekir Selimi babai i fëmijës, në një rrëfim emocionues shprehu lumturinë dhe mirënjohjen e tij.

“24 vite janë të gjata për t’i numëruar, por kurrë nuk e kam humbur shpresën. Kam udhëtuar në Tiranë, Maqedoni, Gjermani e 10 vite në Francë për trajtime. Por kurrë nuk jam dorëzuar. Jam i mahnitur po ashtu nga përkushtimi i mjekëve tanë këtu në spitalin e Prishtinës”, tha ai.

Bekiri ndau edhe përvojën e gjatë dhe sfidat me të cilat janë përballur ai dhe bashkëshortja.

“Gjithmonë e kemi ndier mungesën e një fëmije, por kurrë se kemi pasur një fjalë se pse nuk kemi fëmijë.

Luna, mrekullia e parë në këtë familje pas një pritjeje të gjatë, është një simbol shprese dhe force për të gjithë ata që përballen me sfida të ngjashme.

YouTube player