SHBA i jep lamtumirën e fundit ish-presidentit, Jimmy Carter

SHBA i dha sot lamtumirën e fundit ish-presidentit, Jimmy Carter. Qindra qytetarë ishin pjesëmarrës në funeralin e tij, duke përfshirë presidentin aktual, Joe Biden dhe ish presidentë të tjerë të SHBA-ve, transmeton lajmi.net. “Forca e karakterit është më shumë se një titull” “Miqësia e Jimmy Carter dhe jeta e tij më mësuan se forca e…

Bota

09/01/2025 20:47

SHBA i dha sot lamtumirën e fundit ish-presidentit, Jimmy Carter.

Qindra qytetarë ishin pjesëmarrës në funeralin e tij, duke përfshirë presidentin aktual, Joe Biden dhe ish presidentë të tjerë të SHBA-ve, transmeton lajmi.net.

“Forca e karakterit është më shumë se një titull”

“Miqësia e Jimmy Carter dhe jeta e tij më mësuan se forca e karakterit është më shumë se një titull apo fuqia që kemi. Është forca për të kuptuar se të gjithë njerëzit duhet të trajtohen me dinjitet, respekt dhe se të gjithë meritojnë një mundësi të barabartë. ”, tha Joe Biden në fjalimin e tij lamtumirës, ​​raportojnë mediat.

Biden tha se Carter i ka ndryshuar gjërat në mënyrë të konsiderueshme dhe ka dhënë një shembull të angazhimit pas përfundimit të presidencës. Presidenti në largim tha se jeta e Carter ishte “historia e një njeriu që kurrë nuk e la valën politike ta shpërqendronte atë nga misioni i tij për të shërbyer dhe formësuar botën”.

Trump, Obama, Bush, Clinton ishin në funeral…

“Kishte karakter. Ai na tregoi se si karakteri dhe besimi fillojnë nga ne dhe më pas rrjedhin te të tjerët,” tha Biden. I pranishëm ishte poashtu edhe presidenti i sapozgjedhur Donald Trump dhe ish-presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton.

Të pranishëm ishin gjithashtu kryeministri kanadez Justin Trudeau, nënpresidenti i sapozgjedhur JD Vance dhe djali i Biden Hunter, si dhe ish-zëvendëspresidentët Al Gore dhe Mike Pence. Carter, i cili ishte president nga viti 1977 deri në vitin 1981, vdiq më 29 dhjetor 2024 në moshën 100-vjeçare.

Carter u zgjodh në Shtëpinë e Bardhë në 1976, duke mposhtur Gerald Ford, pas skandalit Watergate të Nixon. Ish-rivalët politikë ndërtuan një miqësi të qëndrueshme dhe Carter mbajti një eulogji në funeralin e Fordit. Ford vdiq më 26 dhjetor 2006 në moshën 93 vjeçare./Lajmi.net/