BE do të monitoroj zgjedhjet në Kosovë, Orav riafirmon përkushtimin për demokracinë
Bashkimi Evropian me kërkesë të presidentes Vjosa Osmani do të monitorojnë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka njoftuar se sot ka pritur në takim Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Kosovë, shkruan lajmi.net. Orav ka shkruar se me këtë takim riafirmohet përkushtimi i BE-së për…
Lajme
Bashkimi Evropian me kërkesë të presidentes Vjosa Osmani do të monitorojnë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka njoftuar se sot ka pritur në takim Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Kosovë, shkruan lajmi.net.
Orav ka shkruar se me këtë takim riafirmohet përkushtimi i BE-së për demokracinë.
‘I lumtur të mirëpres ekipin kryesor të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së (MVZ) sot në Kosovë. MVZ do të monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke riafirmuar angazhimin e BE-së për demokracinë dhe rëndësinë e një procesi zgjedhor të besueshëm, gjithëpërfshirës dhe transparent’, ka shkruar ai në rrjetin social “X”. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në “X”:
Happy to welcome the EU Election Observation Mission (EOM) Core Team to 🇽🇰 Kosovo today.
The EOM will monitor the 9 Feb 2025 elections, reaffirming the 🇪🇺 EU’s commitment to democracy & the importance of a credible, inclusive & transparent electoral process. pic.twitter.com/rMiR8yw00A
— Aivo Orav (@AivoOrav) January 9, 2025