Shala: Bojkoti i emisioneve nga LVV-ja, shkak i mungesës së rezultateve në qeverisje

Kujtim Shala, nga radhët e LDK-së, e ka cilësuar problematik vendimin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për të bojkotuar disa emisione televizive.   Ai në Debat Plus ka theksuar rëndësinë e debateve televizive  që përfaqësuesit politikë të përballen me njëri-tjetrin dhe t’u japin mundësi qytetarëve të dëgjojnë pikëpamjet e ndryshme.   “Studiot televizive na japin mundësinë…

Lajme

08/01/2025 21:54

Kujtim Shala, nga radhët e LDK-së, e ka cilësuar problematik vendimin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për të bojkotuar disa emisione televizive.

 

Ai në Debat Plus ka theksuar rëndësinë e debateve televizive  që përfaqësuesit politikë të përballen me njëri-tjetrin dhe t’u japin mundësi qytetarëve të dëgjojnë pikëpamjet e ndryshme.

 

“Studiot televizive na japin mundësinë për të ballafaquar pikëpamjet, ku qytetarët kanë interes të dinë programet dhe qëndrimet e ndryshme të subjekteve politike”, ka theksuar Shala.

 

Ai ka shtuar se mungesa e mundësisë për të debatuar në këto emisione do të ishte një humbje e madhe për procesin zgjedhor dhe do të pengonte transparencën e Qeverisë.

 

Sipas tij, bojkotimi i mediave nga ana e tyre është shkak i mungesës së rezultateve të qeverisjes.

 

“Kjo ka shumë arsye, por arsyeja themelore është mungesa totale e rezultateve të qeverisë , dhe refuzimi apo etiketimi i disa mediave hap rrugë për një shmangie të një debati të vërtetë  në të cilin Qeveria do ta donte se do të dilte shumë keq”, ka deklaruar Shala.