Gjykata në Prishtinë vazhdon edhe për dy muaj paraburgimin ndaj të dyshuarve për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc
Gjykata Themelore në Prishtinë iu ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin dy të dyshuarve për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj Gjykate, Mirlinda Gashi. “Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të datës 23.12.2014 për vazhdimin e…
Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë iu ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin dy të dyshuarve për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj Gjykate, Mirlinda Gashi.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të datës 23.12.2014 për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve J.V. dhe D.V., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 27.12.2024 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurve J.V. dhe D.V., iu vazhdohet në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin”, ka thënë Gashi për lajmi.net.
Sipas Dosjes së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Jovan Viqentijeviq dyshohet se bashkë me vëllanë e tij, Dragisha Viqentijeviq me qëllim kanë dëmtuar pajisjen e ujësjellësit dhe kanë kryer veprën terroriste, duke përdorur eksploziv.
Ndryshe, shpërthimin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin-Potokut, i cili dyshohet se u bë me rreth 20 kilogramë eksploziv, autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar si sulm terrorist dhe se përgjegjëse thanë se është Serbia. Sulmin e kanë dënuar ashpër edhe ndërkombëtarët.
Lidhur me këtë rast gjatë kontrolleve në veri, Policia ka sekuestruar armë, municion, e pajisje tjera.