Murati: Opozita nuk i votuan marrëveshjet ndërkombëtare, ata i bën opozitë shtetit

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka shkruar në Facebook për marrëveshjet të cilat nuk u votuan gjatë këtij mandati 4 vjeçar të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se që të miratohen këto marrëveshje duhen 80 vota e që duheshin edhe votat e opozitës. Murati ka përmendur marrëveshjen…

Lajme

08/01/2025 15:29

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka shkruar në Facebook për marrëveshjet të cilat nuk u votuan gjatë këtij mandati 4 vjeçar të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se që të miratohen këto marrëveshje duhen 80 vota e që duheshin edhe votat e opozitës.

Murati ka përmendur marrëveshjen me Bankën Botërore në vlerë prej 90 milionë euro, që sipas tij e veçantë është kamata 0% për 12 vite, shkruan lajmi.net.

Mirëpo opozita jonë ka vendosur të mos e votojë, e kësisoj t’i bëjë opozitë shtetit duke menduar që po e dëmton qeverinë. Por qytetarët nuk do ta harrojnë këtë sjellje të opozitës dhe do t’a thonë fjalën e tyre më 9 shkurt”, ka shkruar Murati në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: