KQZ nuk arrin t’i ndajë mjetet për subjektet politike, opozita nuk mori pjesë në votim
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku në rend dite ka qenë të votohet ndarja e mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike parlamentare për periudhën dymujore, janar – shkurt 2025. KQZ nuk ka arritur t’i ndaj këto mjete. Rekomandimi i propozuar nga Zyra e Partive Politike nuk i ka…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku në rend dite ka qenë të votohet ndarja e mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike parlamentare për periudhën dymujore, janar – shkurt 2025.
KQZ nuk ka arritur t’i ndaj këto mjete.
Rekomandimi i propozuar nga Zyra e Partive Politike nuk i ka marrë votat e anëtarëve të KQZ-së për shkak se anëtarët e opozitës në KQZ (PDK, LDK dhe AAK) nuk morën pjesë në votim.
Sipas rekomandimit të KQZ-së, subjektet politike që do të përfitonin janë:
1. Lëvizja VETËVENDOSJE! – 353,898.31 euro.
2. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – 115,932.20euro.
3. LIDHJA DEMOKATIKE E KOSOVËS – 91,525.42 euro.
4. SRPSKA LISTA – 54,915.25 euro.
5. ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS – 48,813.56 euro.
6. KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ – 12,203.39 euro.
7. ZA SLOBODU PRAVDU I OPSTANAK – 6,101.69 euro.
8. KOALICIJA VAKAT – 6,101.69 euro.
9. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS – 6,101.69 euro.
10. ROMANI INICIYATIVA – 6,101.69 euro.
11. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – 6,101.69 euro.
12. SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – 6,101.69 euro.
13. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA – 6,101.69 euro.
14. LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS – 6,101.69 euro.