Rama: Shqipëria do të ketë energjinë e saj, nuk do varet më nga askush
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë për media tha se Shqipëria nuk do të jetë e varur nga asnjë shtet për energjinë e saj. Rama tutje shtoi se Shqipëria do të jetë në gjendje të eksportoj energji elektrike në vende të tjera të botës, transmeton lajmi.net. “Shqipëria do të ketë energjinë e saj,…
Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë për media tha se Shqipëria nuk do të jetë e varur nga asnjë shtet për energjinë e saj.
Rama tutje shtoi se Shqipëria do të jetë në gjendje të eksportoj energji elektrike në vende të tjera të botës, transmeton lajmi.net.
“Shqipëria do të ketë energjinë e saj, nuk do të varet nga askush, nuk do të shkojë të blejë jashtë, por përkundrazi do të shesë jashtë, dhe do t’ja vendosë çmimin si të dojë vetë”.
“Ne do të hedhim një hap të jashtëzakonshëm me një marrëveshje trilaterale që do vendosë themelet e Shqipërisë në dekadën e ardhshme”, tha mes të tjerash Rama.
Nga ana e saj zëvendëskryeministrja Balluku u shpreh se synimi është që Shqipëria është të bëhet vend eksportues neto në vitin 2029./Lajmi.net/