Maqedonci dhe Nawrat vizitojnë Shkollën e Oficerëve

Shkolla e Oficerëve në kuadër të Akademisë së Mbrojtjes të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, ka filluar për herë të parë realizimin e Kursit të Karrierës për Kapiten. Ka qenë kjo arsyeja e cila ka bërë bashkë ministrin e mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe drejtorin e NALT-it, Gjeneralin Nawrat. Ndryshe në njoftim thuhet se qëllimi i…

Lajme

08/01/2025 15:16

Shkolla e Oficerëve në kuadër të Akademisë së Mbrojtjes të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, ka filluar për herë të parë realizimin e Kursit të Karrierës për Kapiten.

Ka qenë kjo arsyeja e cila ka bërë bashkë ministrin e mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe drejtorin e NALT-it, Gjeneralin Nawrat.

Ndryshe në njoftim thuhet se qëllimi i kursit të karrierës për kapiten është që të zhvilloj njohuri në Procesin e Vendimmarrjes Ushtarake për udhëheqje në nivel kompanie në mjedise operacionale duke u përqendruar në aftësitë taktike, teknike dhe të udhëheqjes.

“Kursi është i dizajnuar të përgatit oficer të aftë në udhëheqje, ekspertizë taktike dhe operative, njohuri për degë specialistike, operacione të përbashkëta, si dhe ekspertizë si oficer shtabi, duke përmbushur kështu qëllimin dhe objektivat e Forcës së Sigurisë së Kosovës për ngritjen e kapaciteteve të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/