Mbyllet Administrata Tatimore serbe në Mitrovicën e Veriut, hapet rast për falsifikim dokumentesh
Administrata Tatimore e Serbisë e cila vepron në mënyrë ilegale në veri të Mitrovicës, është mbyllur. Autoritetet kosovare kanë ndërhyrë sot duke e mbyllur atë. Policia e Kosovës me këtë rast ka bërë sekuestrimin e dokumentacioneve të shumta si dhe është hapur rast për falsifikim të dokumenteve. Në vendin e ngjarjes përpos zyrtarëve policorë të…
Lajme
Administrata Tatimore e Serbisë e cila vepron në mënyrë ilegale në veri të Mitrovicës, është mbyllur.
Autoritetet kosovare kanë ndërhyrë sot duke e mbyllur atë.
Policia e Kosovës me këtë rast ka bërë sekuestrimin e dokumentacioneve të shumta si dhe është hapur rast për falsifikim të dokumenteve.
Në vendin e ngjarjes përpos zyrtarëve policorë të Njësisë Kundër Krimeve Ekonomike janë parë edhe disa pjesëtarë të EULEX-it.
Në lidhje me këtë rast zv/komandanti i Policisë së Kosovës në veri të vendit, Veton Elshani tha se Njësia Kundër Krimeve Ekonomike ka ndërhyrë në objektin ku funksiononte institucioni paralel serb.
“Ky është një institucion paralel. Kemi sekuestruar dokumentacionin dhe kemi hapur rastin për falsifikim të dokumenteve”, ka deklaruar Elshani.
Ai gjithashtu se personat në fjalë janë duke u intervistuar sipas procedurë ligjore.
Një pjesë e stafit tashmë ka lënë ambientet e objektit, duke marrë me vete sendet personale./Lajmi.net/