Vjosa Osmani: Nderi më i madh që mund të bëjmë për Kosovën është puna për ta çuar vendin përpara

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se nderi më i madh që mund t’i bëhet shtetit të Kosovës është puna dhe përkushtimi për ta çuar vendin përpara. Në një video të publikuar në profilin zyrtar të saj, Vjosa Osmani potencoi se do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar për një jetë më të mirë…

Lajme

08/01/2025 09:24

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se nderi më i madh që mund t’i bëhet shtetit të Kosovës është puna dhe përkushtimi për ta çuar vendin përpara.

Në një video të publikuar në profilin zyrtar të saj, Vjosa Osmani potencoi se do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar për një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës edhe gjatë vitit 2025, transmeton lajmi.net.

“Përgjatë vitit 2024, pjesa më përmbushëse e angazhimit ishin takimet me qytetarë. Bashkëbisedimet tona për sfidat dhe sukseset janë shtysa më e madhe për të vazhduar punën me përkushtim edhe në këtë vit të ri dhe për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë!. Jemi këtu ku jemi me mision për ta udhëhequr vendin përpara, e për ta fuqizuar shtetësinë tonë edhe më shumë dhe për të qenë vesh e sy e mbështetje për secilin qytetar. Momenti kur do të themi se vërtetë ja kemi dalë është kur qytetarët do të thonë jemi krenarë për vendin tonë, për vlerat që ai përfaqëson dhe për mundësitë që ofron”, deklaroi Osmani.

Presidentja tha se ky është nderi më i madh që mund të ja bëjmë Kosovës.

“Edhe pse sfidat vazhdojmë ne i qasemi kësaj këmbëngulje me orientim të qartë strategjik të bazuar edhe në vullnetin e qytetarëve. Qytetarët janë zemra e këtij shteti, përfshirë edhe rolin e madh të mërgimtarëve”, theksoi ajo./Lajmi.net/