Punësimet në KEK, Hoti: Në termocentralin me gaz amerikan, do të punësoheshin trefish më shumë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se me projektin e termocentralit të gazit amerikan do të punësoheshin trefish më shumë punëtorë sesa numri i punëtorëve aktualë në KEK. Nga opozita thonë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka refuzuar atë projekt. Por, opozita kishte akuzuar pushtetin edhe për nepotizëm…
Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se me projektin e termocentralit të gazit amerikan do të punësoheshin trefish më shumë punëtorë sesa numri i punëtorëve aktualë në KEK.
Nga opozita thonë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka refuzuar atë projekt. Por, opozita kishte akuzuar pushtetin edhe për nepotizëm në KEK.
Por, Hoti përmes një postimi në “Facebook” thotë se LDK-ja nuk ka hequr dorë, ai projekt do bëhet prioritet pas 9 shkurtit.
“Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KEK do të punësoheshin në termocentralin me gaz amerikan. Për më tepër, do të kishim furnizim stabil me energji elektrike e jo ndërprerje me ditë të tëra gjithandej nëpër Kosovë. Por, Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk kemi hequr dorë nga ai projekt i rëndësisë kombëtare për Kosovën. Do ta bëjmë me prioritet pas 9 shkurtit”, ka thënë Hoti.