Shala: Kryeministri me gjuhë të papërshtatshme ndaj sistemit të drejtësisë

Ish kryetari i Gjykatës së Apelit Hasan Shala ka folur lidhur me “luftën e hapur” të Albin Kurtit me Prokurorinë Speciale të cilës i ka qitur kushte për të dhënë intervistë në cilësinë e dëshmitarit derisa gjatë distës kryetari i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj ka thënë se “askush nuk është mbi ligjin”. Sipas Shalës, Isufaj…

Lajme

30/12/2024 17:44

Ish kryetari i Gjykatës së Apelit Hasan Shala ka folur lidhur me “luftën e hapur” të Albin Kurtit me Prokurorinë Speciale të cilës i ka qitur kushte për të dhënë intervistë në cilësinë e dëshmitarit derisa gjatë distës kryetari i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj ka thënë se “askush nuk është mbi ligjin”.

Sipas Shalës, Isufaj ka thënë atë çfarë ai e ka për detyrë ta thotë.

“Ai e ka për detyrë dhe obligim me mbrojtë Kushtetutën dhe ligjin. Kryeministri e ka pas një gjuhë të papërshtatshme dhe denigruese ndaj sistemit të drejtësisë. Këtë e kemi thënë edhe disa herë se kryeministri e shumë deputetë e ministra e përdorin një gjuhë denigruese ndaj sistemit të drejtësisë që është shumë e paprpanueshme”, ka thënë ai në Dukagjin.

Tutje Shala ka thënë se kjo gjuhë e përdorur nuk është e duhur pasi që kemi të bëjmë me kryeministrin e Kosovës dhe kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës pavarësisht emrave të përveçëm, gjuha duhet të jetë e përmbajtur sepse nuk flitet për individ por për institucione.