Drejtoresha e Pronës në Komunën e Prishtinës, Doruntinë Maloku lirohet nga detyra

Doruntinë Maloku është liruar nga detyra e drejtoreshës së Pronës në Komunën e Prishtinës. Ajo është liruar nga detyra me vendim të kryetarit Përparim Rama. Maloku, tha se kërkesa për lirimin e saj nga detyra ka qenë e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. “Me kërkesë të Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës,…

Lajme

30/12/2024 15:29

Doruntinë Maloku është liruar nga detyra e drejtoreshës së Pronës në Komunën e Prishtinës.

Ajo është liruar nga detyra me vendim të kryetarit Përparim Rama.

Maloku, tha se kërkesa për lirimin e saj nga detyra ka qenë e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“Me kërkesë të Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, i jam bashkuar Shtabit të LDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit, e rrjedhimisht për ta dhënë përkushtimin maksimal për suksesin e LDK-së, sot, jam liruar nga detyra e Drejtores së Pronës dhe Kadastrit të Kryeqytetit”, tha ajo.

“Falënderoj kryetarin Rama dhe gjithë ekipin e Komunës së Prishtinës për punën e përbashkët”, tha ajo.

Në vend të saj, në pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Pronës është emëruar Brahim Mehmetaj nga AAK-ja.

Postimi i saj i plotë në Facebook: