Raportohet rasti i parë me Lijën e Majmunit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar para pak minutash se edhe në Kosovë është paraqitur rasti i parë i Lijës së Majmunit. “Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës informon publikun se me datën 26. 12. 2024 në orët e pasditës, Laboratori i Mikrobiologjisë përmes metodës RT-PCR ka konfirmuar një rast…

Lajme

27/12/2024 09:18

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar para pak minutash se edhe në Kosovë është paraqitur rasti i parë i Lijës së Majmunit.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës informon publikun se me datën 26. 12. 2024 në orët e pasditës, Laboratori i Mikrobiologjisë përmes metodës RT-PCR ka konfirmuar një rast të importuar të Mpox, i njohur më parë si Lia e majmunëve”, thuhet në njoftim bën të ditur lajmi.net.

Në njoftim ndër të tjera thuhet se i diagnostifikuari është një person 30 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës, është spitalizuar në Klinikën Infektive/QKUK, pas kthimit nga një shtet i Afrikës Perëndimore, me simptoma si temperaturë, ethe, ndryshimet në lëkurë, në fytyrë, në duar dhe kruarje.

Ndër të tjera bëhet e ditur se i njëjti është në gjendje stabile./Lajmi.net