Osmani sot e pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, do ta pres në takim lamtumirës në presidencë ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier. Sipas njoftimit për media pas takimit lamtumirës në presidencë, në përmbyllje të mandatit të Hovenierit në Kosovë, së bashku do të bëjnë homazhe te shtatorja e presidentit historik, Ibrahim Rugova. Raportohet se më pas të njëjtit do…
Lajme
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, do ta pres në takim lamtumirës në presidencë ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier.
Sipas njoftimit për media pas takimit lamtumirës në presidencë, në përmbyllje të mandatit të Hovenierit në Kosovë, së bashku do të bëjnë homazhe te shtatorja e presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Raportohet se më pas të njëjtit do të deklarohen për media.