Parashqevi Simaku flet me Pirro Çakon pas kaq shumë vitesh
Parashqevi Simaku pas kaq shumë viteve ka biseduar me kompozitorin e njohur shqiptar, Pirro Çakon, gjatë një lidhje telefonike së fundmi. Këtë telefonatë siç duket ia mundësoi miku i saj, Elton Ilirjani, i cili e gjeti artisten duke i siguruar akomodim në një hotel në New York. Parashqevi dukej tejet e buzëqeshur në momentin kur…
ShowBiz
Parashqevi Simaku pas kaq shumë viteve ka biseduar me kompozitorin e njohur shqiptar, Pirro Çakon, gjatë një lidhje telefonike së fundmi.
Këtë telefonatë siç duket ia mundësoi miku i saj, Elton Ilirjani, i cili e gjeti artisten duke i siguruar akomodim në një hotel në New York.
Parashqevi dukej tejet e buzëqeshur në momentin kur bisedonte me kompozitorin Çako, i cili edhe e shkroi këngën ikonike të artistes “E duam lumturinë”.
“Jam shumë, shumë mirë me ato dramat që mbaruan shyqyr Zotit për Elvirën edhe Eltoni më tha do të flasësh? I thashë unë patjetër sepse kemi shumë vite që s’kemi folur qëkur bëmë një fotografi qëkur morëm çmimin e parë nuk jemi takuar i thashë, të lutem”, i tha artistja e saj, derisa shpërfaqte ngrohtësi.
Parashqevi Simaku ka qenë personazhi më i komentuar kohëve të fundit, pas kronikë së televizionit amerikan në të cilën u shfaq artistja duke marrë ndihma.
Ajo ka qenë për vite e pastrehë duke pritur në stacionin e trenit djalin e saj, nga martesa me muzikantin Robert Nohfe, nga i cili është divorcuar vite më parë. /telegrafi