Klubi i njohur ofron 10 milionë euro për Muriqin

Emri i Vedat Muriqit flitet e përflitet në çdo afat kalimtar.   Sulmuesi kosovar është në qendër të vëmendjes edhe para afatit kalimtar të janarit.   Në fakt, prizrenasit ia ka vënë syrin ish-klubi i tij, Fenerbahçe, ku e kishte pasur një eksperiencë të jashtëzakonshme. Klubi turk e kishte transferuar verën e kaluar yllin e…

Sport

25/12/2024 15:44

Emri i Vedat Muriqit flitet e përflitet në çdo afat kalimtar.

 

Sulmuesi kosovar është në qendër të vëmendjes edhe para afatit kalimtar të janarit.

 

Në fakt, prizrenasit ia ka vënë syrin ish-klubi i tij, Fenerbahçe, ku e kishte pasur një eksperiencë të jashtëzakonshme.

Klubi turk e kishte transferuar verën e kaluar yllin e Sevillas, Youssef El-Nesiri, i cili gjatë janarit mund të transferohet në Arabinë Saudite.

 

E pikërisht për këtë, gjiganti nga Stambolli është vënë në kërkim të një sulmuesi tjetër dhe “Pirati” i Mallorcës shihet si opsioni ideal.

 

Mediumi portugez “O Jogo” raporton se Feneri i ka bërë gati plot 10 milionë euro për ta bindur klubin ishullor spanjoll që t’ia shesë përfaqësuesin kosovar.

 

Trajneri Jose Mourinho do ta mirëpriste Muriqin në Stamboll.

 

Muriqi, i cili kishte luajtur në klubin verdh e kaltër në sezonin 2019/20, në këtë edicion i ka realizuar vetëm tre gola, por që mbetet lojtar mjaft i rëndësishëm për Mallorcën, të cilën e ka shpëtuar tri herë pa rënë nga liga.

Ish-futbollisti i Rizesporit dhe i Lazios nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në Turqi pasi e do një gjë të tillë, por pa e specifikuar periudhën.

 

30 vjeçari i ka zhvilluar 14 ndeshje në La Liga në këtë edicion deri tash dhe krahas tre golave, i ka bërë edhe dy asistime.