Krijojnë formular për të aplikuar ata që nuk duan t’i marrin shtesat nga 100 euro, ministri Murati bën hajgare me ata që e kritikuan
Ministri i Financave, Hekuran Murati sot ka publikuar një link ku mund të aplikojnë ata që nuk duan t’i marrin shtesat nga 100 euro që i ka ndarë Qeveria për fëmijë dhe pensionistë. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo është bërë për ata që kanë deklaruar se nuk do t’i merrnin…
Lajme
Ministri i Financave, Hekuran Murati sot ka publikuar një link ku mund të aplikojnë ata që nuk duan t’i marrin shtesat nga 100 euro që i ka ndarë Qeveria për fëmijë dhe pensionistë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo është bërë për ata që kanë deklaruar se nuk do t’i merrnin shtesat sepse nuk kanë nevojë, shkruan lajmi.net.
“Për ta mundësuar heqjen nga lista e përfitimit të shtesës së njëhershme prej 100 euro për fëmijë e për pensionistë, kemi përgatitur formularin online ku secili që dëshiron vullnetarisht të heq dorë, mund ta bëjë këtë për 2 minuta, duke plotësuar formularin në vijim:
Jam i bindur që disa deputetë të opozitës dhe disa analistë do të jenë të parët që do ta plotësojnë .
Andaj mos hezitoni t’a ndani edhe me ta këtë formular”, ka shkruar Murati në Facebook.
Si duket ministri nuk e ka kuptuar qartë se kritikat kanë ardhur pasi që me këto shtesa janë barazuar edhe familjet me të ardhura të mesatare, ato me të ardhura shumë të mira me ato që jetojnë me social. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: