8 orë pa rrymë në Ferizaj, Haradinaj: Hajnia me GEN-in ka emër
Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma Socialdemokrate, Daut Haradinaj ka reaguar sot pas ndërprerjeve shumë të gjata të rrymës në pothuajse të gjitha qytetet e Kosovës. Ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar se qyteti i Ferizajt nuk ka rrymë nga 8 orë, shkruan lajmi.net. “Isha mbrëmë në Ferizaj dhe po tregonin gjendjen e…
Lajme
Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma Socialdemokrate, Daut Haradinaj ka reaguar sot pas ndërprerjeve shumë të gjata të rrymës në pothuajse të gjitha qytetet e Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar se qyteti i Ferizajt nuk ka rrymë nga 8 orë, shkruan lajmi.net.
“Isha mbrëmë në Ferizaj dhe po tregonin gjendjen e mjerueshme. Në mungesë të rrymës, vetëm në një zonë të qytetit ndërprerja e rrymës ishte 8 orë, nga ora 23:00 deri në 07:00 në mëngjes. Pra, trefishim i faturave dhe 1/3 e ditës pa rrymë në mes të dimrit në vitin 2024. Kjo mendësi qeverisjeje dhe ky abuzim me popullin duhet të marrë fund. Hajnia me GEN-in ka emër!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: