Dyshohet se tejkaluan autorizimet policore duke përdorur forcë, IPK kërkon suspendimin e tre zyrtarëve policorë në Ferizaj
Inspektorati Policor i Kosovës pas publikimit të një video në medie, sipas detyrës zyrtare ka filluar një hetim me dyshimin për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë në Ferizaj. Sipas komunikatës për media nga IPK, ngjarja është raportuar të ketë ndodhur më 23.12.2024 në Ferizaj në orët e vona…
Lajme
Inspektorati Policor i Kosovës pas publikimit të një video në medie, sipas detyrës zyrtare ka filluar një hetim me dyshimin për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë në Ferizaj.
Sipas komunikatës për media nga IPK, ngjarja është raportuar të ketë ndodhur më 23.12.2024 në Ferizaj në orët e vona të natës kur policia kishin ndaluar një të dyshuar i cili nuk ishte ndaluar me veturën e tij dhe policia i ishte vënë në ndjekje.
Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore.
“Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente hetuesit e IPK-së në interes të hetimit kanë dhënë rekomandimin për suspendim nga detyra për tre zyrtarë policorë të cilët janë të dyshuar për tejkalim të autorizimeve dhe veprën penale “lëndim i lehtë trupor”. Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin kompetent”, thuhet në komunikatën e IPK-së. /Lajmi.net/