Pamje shokuese nga rënia e aeroplanit në Kazakistan, raportohet për 12 të mbijetuar
Pamje shokuese janë publikuar tashmë të aksidentit tragjik ajror, kur një aeroplan pasagjerësh ra pranë qytetit Aktu në Kazakistan. Sipas raportimeve të para, 12 pasagjerë kanë arritur t’i mbijetojnë aksidentit. Në bord kishte 62 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit, tha ministria e transportit e Kazakistanit në një raport paraprak. Azerbajxhani Airlines tha se fluturimi…
Bota
Pamje shokuese janë publikuar tashmë të aksidentit tragjik ajror, kur një aeroplan pasagjerësh ra pranë qytetit Aktu në Kazakistan.
Sipas raportimeve të para, 12 pasagjerë kanë arritur t’i mbijetojnë aksidentit.
Në bord kishte 62 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit, tha ministria e transportit e Kazakistanit në një raport paraprak.
Azerbajxhani Airlines tha se fluturimi J2-8243 – duke përdorur një avion Embraer 190 nga kryeqyteti i Azerbajxhanit Baku për në Grozny në rajonin rus të Çeçenisë – bëri një ulje emergjente përafërsisht 3 kilometra (1.8 milje) nga Aktau.
“Informacione shtesë në lidhje me incidentin do t’i jepen publikut,” tha linja ajrore në faqen e saj në Facebook.
В аэропорту Актау упал пассажирский самолёт, летевший из Баку в Грозный, сообщают экстренные службы pic.twitter.com/9hcQGjuYRp
— Лентач (@the_lentach) December 25, 2024