Zyra e BE-së uron Krishtlindjet: Zemra plot gëzim, e shtëpi të mbushura me të qeshura

Në mbarë botën sot festohen Krishtlindjet. Në një postim në X, Zyra e Bashkimit Evropian ka uruar të gjithë besimtarët e fesë katolike, me rastin e Krishtlindjeve. “Zemra plot gëzim, e shtëpi të mbushura me të qeshura”, thuhej ndër të tjerash në urimin e BE-së, transmeton lajmi.net. “Gëzuar Krishtlindjet për të gjithë ata që festojnë…

Lajme

25/12/2024 09:51

Në mbarë botën sot festohen Krishtlindjet.

Në një postim në X, Zyra e Bashkimit Evropian ka uruar të gjithë besimtarët e fesë katolike, me rastin e Krishtlindjeve.

“Zemra plot gëzim, e shtëpi të mbushura me të qeshura”, thuhej ndër të tjerash në urimin e BE-së, transmeton lajmi.net.

“Gëzuar Krishtlindjet për të gjithë ata që festojnë sot! BE-ja në Kosovë ju uron një ditë të mbushur në frymë Krishtlindjesh, dashuri dhe ngrohtësi. Qofshin zemrat tuaja plot gëzim dhe shtëpitë tuaja të mbushura me të qeshura”./Lajmi.net/