Çitaku: Kurti në vigjilje të Krishtlindjeve i la qytetarët në terr dhe i paralajmëroi për sulme nga Serbia – Zgjidhi problemet mos u bëj falltor
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka komentuar deklaratat e Kryeministrit Kurti dje në një konferencë për media, ku paralajmëronte sulme nga Serbia. Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Kryeministri Kurti në vigjilje të Krishtlindjeve iu ka bërë dy “dhurata” qytetarëve të Kosovës. Sipas saj, këto dy “dhurata” janë ndërprerjet e gjata të…
Lajme
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka komentuar deklaratat e Kryeministrit Kurti dje në një konferencë për media, ku paralajmëronte sulme nga Serbia.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Kryeministri Kurti në vigjilje të Krishtlindjeve iu ka bërë dy “dhurata” qytetarëve të Kosovës.
Sipas saj, këto dy “dhurata” janë ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike shoqëruar me faturat astronomike për qytetarët, dhe paralajmërimet apokaliptike të Kryeministrit për sulme nga Serbia.
“Pra, mantra e vetme operuese e kësaj kaste udhëheqësish është mbjellja e pasigurisë, paparashikueshmërisë, dhe frikës. Turp kryeministër. Keni ardhë në detyrë me mandat të fuqishëm për të zgjidhur probleme, jo për tu bërë falltor. Kryeministër, detyra e juaj është t’i mbani dritat ndezur, t’i parandaloni sulmet, dhe të krijoni ambient të sigurtë. E jo të na thuani “shujë, se mundet me u ba edhe ma keq”. Jo. Kosova mundet ma mirë”, ka shkruar Çitaku në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë në Facebook: