Zv/ministri i Infrastrukturës: Të gjitha rrugët që janë nën përgjegjësi tonë janë të kalueshme

Mbi vendin tonë po vazhdon të mbajë mot i vranët dhe me fjolla bore. E në lidhje me qarkullimin nëpër rrugët e shumta të Kosovës është deklaruar zv/ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi. Ai tha se sipas raportimeve nga tereni, të gjitha rrugët që janë përgjegjësi e ministrisë janë të hapura. “Reshjet e borës po vazhdojnë…

Lajme

25/12/2024 09:39

Mbi vendin tonë po vazhdon të mbajë mot i vranët dhe me fjolla bore.

E në lidhje me qarkullimin nëpër rrugët e shumta të Kosovës është deklaruar zv/ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Ai tha se sipas raportimeve nga tereni, të gjitha rrugët që janë përgjegjësi e ministrisë janë të hapura.

“Reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të ketë reshje edhe në ditët në vazhdim.Ekipet e mirëmbajtjës janë në teren dhe janë duke intervenuar vazhdimisht në mënyrë që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme.Sipas raportimeve nga tereni të gjitha rrugët që janë përgjegjësi e ministrisë janë të hapura”,tha ai, transmeton lajmi.net.

Durmishi gjithashtu luti vozitësit që të kenë kujdes, duke respektuar rregullat dhe duke iu përshtatur kushteve klimatike.

“Do të jemi vazhdimisht në gatishmëri që rrugët tona të jenë të hapura për lëvizjen sa më të lehtë për ju”./Lajmi.net/