Ministria e Infrastrukturës pas reshjeve të borës njofton se të gjitha rrugët janë të kalueshme

Gjatë ditës së sotme ka pas reshje të vazhdueshme të borës duke vështirësuar qarkullimin në rrugët e Kosovës. Në lidhje me këtë, Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe të sigurta. Sipas njoftimit të MPHI “gjendja e rrugëve nën mirëmbajtje të rregullt është në nivel të kënaqshëm dhe të…

Lajme

24/12/2024 18:16

Gjatë ditës së sotme ka pas reshje të vazhdueshme të borës duke vështirësuar qarkullimin në rrugët e Kosovës.

Në lidhje me këtë, Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe të sigurta.

Sipas njoftimit të MPHI “gjendja e rrugëve nën mirëmbajtje të rregullt është në nivel të kënaqshëm dhe të gjitha rrugët janë te kalueshme, duke garantuar siguri dhe qasje të lehtë për të gjithë përdoruesit e rrugëve”.

“Ekipet tona të mirëmbajtjes dhe Operatorët Ekonomik te kontraktuar janë angazhuar maksimalisht për të siguruar standardet më të lart. Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, përfshirë shoferët, këmbësorët dhe qytetarët në përgjithësi, që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi gjatë lëvizjes në rrugë. Shoferët ftohen të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, të mbajnë distancën e sigurisë, të jenë të vëmendshëm, të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë në zonat e nevojshme. Në këtë kuadër, falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin e tyre dhe për mirëkuptimin gjatë kryerjes së punimeve të mirëmbajtjes. Ne mbetemi të përkushtuar për të ofruar një infrastrukturë rrugore të sigurt dhe të mirëmbajtur për të gjithë përdoruesit. Të kujdesemi për sigurinë tonë dhe të të tjerëve në rrugë!a të cilësisë, duke kryer ndërhyrje të rregullta për mirëmbajtjen e sipërfaqes rrugore, shenjave të trafikut dhe infrastrukturës ndihmëse”, thuhet në njoftimin e MPHI.