Haradinaj uron Krishtlindjet: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria 

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka uruar krishtlindjet katolike të gjithë besimtarëve të krishterë. Haradinaj përmes një urimi me rastin e krishtlindjeve, ka uruar edhe pjesëtarët ndërkombëtar që shërbejnë në Kosovë. “E uroj Ipeshkvin Kosovës, Dodë Gjergji dhe të gjithë meshtarëve festën e krishtlindjeve. Po…

Lajme

24/12/2024 18:12

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka uruar krishtlindjet katolike të gjithë besimtarëve të krishterë.

Haradinaj përmes një urimi me rastin e krishtlindjeve, ka uruar edhe pjesëtarët ndërkombëtar që shërbejnë në Kosovë.

“E uroj Ipeshkvin Kosovës, Dodë Gjergji dhe të gjithë meshtarëve festën e krishtlindjeve. Po ashtu, nga zemra falënderojmë të gjithë shtetasit e huaj që shërbejnë në Kosovë, ushtarët dhe gjithë të tjerët që kujdesen për sigurinë tonë larg familjeve të tyre e festën e kalojnë në vendin tonë”, ka uruar Haradinaj.

Urimi i plotë: 

Në emrin tim, të familjes, të AAK-së dhe të partnerëve të koalicionit, t’iu urojë nga zemra krishtlindjet katolike. Gëzofshi bashkë në familjet tuaja dhe i ndajshi gëzimet me më të dashurit tuaj.

Neve vërtetë na bashkon shqiptaria dhe jemi vëllezër. Njëkohësisht shfrytëzoj rastin ti uroj Ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji dhe të gjithë meshtarëve festën e krishtlindjeve. Po ashtu, nga zemra falenderojmë të gjithë shtetasit e huaj që shërbejnë në Kosovë, ushtarët dhe gjithë të tjerët që kujdesen për sigurinë tonë larg familjeve të tyre e festën e kalojnë në vendin tonë.

Viti që vjen shpresoj që do të jetë vit i mbarë për të gjithë ne.

Gëzuar për shumë mot krishtlindjet!