Moscertifikimi i Listës Serbe nga KQZ, Osmani: Kanë individë që janë angazhuar në akte terroriste

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një përgjigje për Gazetën Express rreth zhvillimeve të djeshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ku Lista Srpska nuk u certifikua për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka thënë se individë të Listës Serbe janë angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenim të rendit kushtetues të…

Lajme

24/12/2024 17:42

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një përgjigje për Gazetën Express rreth zhvillimeve të djeshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ku Lista Srpska nuk u certifikua për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka thënë se individë të Listës Serbe janë angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenim të rendit kushtetues të Kosovës

“Lista Serbe është organizatë, e cila në radhët e veta ka individë të cilët vazhdimisht kanë kryer akte terroriste, akte agresioni, si dhe kanë cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.”

Përfaqësitë diplomatike të akredituara në Kosovë përfshirë SHBA-në, BE, Mbretërinë e Bashkuara kanë reaguar ndaj vendimit duke thënë se veprimi është politik e jo ligjor.

Por Osmani thotë  se KQZ është institucion i pavarur kushtetues që vendos në mënyrë të pavarur.

Sipas saj, çdo vendim i KQZ-së duhet të respektohet.

“Nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është një institucion i pavarur kushtetues, i cili vendosë në mënyrë të pavarur. Çdo vendim i nxjerrë nga KQZ-ja, duhet të respektohet, si pjesë e përkushtimit ndaj sundimit të ligjit dhe ruajtjes së integritetit institucional.”

KQZ dje nuk e certifikoi Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit pasi anëtarët e VV-së votuan kundër.

Kjo është kritikuar nga ndërkombëtarët dhe nga njohësit e zhvillimeve politike.