Kurti liston një nga një sulmet në veri gjatë këtij viti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme atje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në një konferencë për media ka listuar një nga një sulmet në veri të Kosovës që kanë ndodhur gjatë vitit 2024. Ai duke përmendur ato ka thënë se mos ekstradimi i Milan Radojiçiqit në Kosovë tregon koordinimin mes Beogradit dhe Radoiçiqit. Kurti ka thënë se përveç Radojiçiqit janë edhe dy…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në një konferencë për media ka listuar një nga një sulmet në veri të Kosovës që kanë ndodhur gjatë vitit 2024.
Ai duke përmendur ato ka thënë se mos ekstradimi i Milan Radojiçiqit në Kosovë tregon koordinimin mes Beogradit dhe Radoiçiqit.
Kurti ka thënë se përveç Radojiçiqit janë edhe dy persona të afërt të tij të caktuar për të shkaktuar sulme në veri, shkruan lajmi.net.
Kurti tha se Kosova ka shtrirë sovranitetin e sigurinë në veri përmes kushtetutshmërisë e ligjshmërisë.
“Bazuar në informacionet që posedojnë institucionet e sigurisë në Kosovë Milan Radoiçiqi ka caktuar dy persona, të afërt të tij, për të realizuar sulme në veri përmes grupeve të tyre të cilët kanë marrë pjesë edhe në sulmin terrorist në Banjskë dhe strehohen në Serbi e këta dy persona janë Nemanja Radivojeviq me nofkën “Gandi” dhe Vladimir Radivojeviq me nofkën “Mami. Më pas janë evidentuar raste të ndryshme të sulmeve me mjete shpërthyese dhe veprime të tjera deri në sulmin terrorist në kanalin Ibër Lepenc”, tha Kurti. /Lajmi.net/