​Dymbëdhjetë të vdekur nga një shpërthim në një fabrikë në Turqi

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën, ndërkaq 3 të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit në një fabrikë ku prodhohen eksplozivë, në provincën Balikesir, raporton Anadolu. Shpërthimi ndodhi në pjesën e prodhimit të kapsulave të fabrikës së municionit për arsye ende të panjohura. Pas ngjarjes në rajon janë dërguar shumë autoambulanca. Guvernatori i…

Bota

24/12/2024 10:42

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën, ndërkaq 3 të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit në një fabrikë ku prodhohen eksplozivë, në provincën Balikesir, raporton Anadolu.

Shpërthimi ndodhi në pjesën e prodhimit të kapsulave të fabrikës së municionit për arsye ende të panjohura.

Pas ngjarjes në rajon janë dërguar shumë autoambulanca.

Guvernatori i Balikesirit, Ismail Ustaoğlu tha se pas shpërthimit, ekipet menjëherë janë dërguar në rajon.

“Si pasojë e shpërthimit, sipas vlerësimeve të para, 12 punonjës kanë humbur jetën ndërsa 3 punonjës të tjerë të plagosur janë dërguar në spital. Tani me të gjithë ekipin jemi në vendngjarje”, tha ai.

Ai tha se në ndërtesat tjera përreth kanë ndodhur dëme si thyerje të dritareve.

“Nuk është përhapur në një sipërfaqe të madhe, vetëm objekti është shembur”, tha Ustaoğlu.