Clinton shtrohet në spital
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton u shtrua të hënën pasdite në një spital në Uashington ku po i nënshtrohet analizave pasi u raportuara se kishte ethe. “Presidenti është mirë”, i tha CNN-it zëvendësshefi i stafit të Clintonit, Angel Urena, duke shtuar se ish-presidenti shpreson të jetë në shtëpi për Krishtlindje. “Ai mbetet në humor të mirë…
Bota
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton u shtrua të hënën pasdite në një spital në Uashington ku po i nënshtrohet analizave pasi u raportuara se kishte ethe.
“Presidenti është mirë”, i tha CNN-it zëvendësshefi i stafit të Clintonit, Angel Urena, duke shtuar se ish-presidenti shpreson të jetë në shtëpi për Krishtlindje.
“Ai mbetet në humor të mirë dhe e vlerëson thellësisht kujdesin e shkëlqyer që po merr”, tha ai.
Clinton, 78 vjeç, ishte në shtëpinë e tij në Uashington kur u dërgua në Spitalin Universitar MedStar Xhorxhtaun.
Ai pritet të qëndrojë të paktën gjatë natës në spital, tha një ndihmës.
Lajmi për shtrimin në spital të ish-presidentit dy ditë para Krishtlindjeve, u përhap shpejtë.
Një bashkëpunëtor i Klintonit tha se gjendja e ish-presidentit u përshkrua si “jo urgjente apo jo e rëndë”.
Që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë gati një çerek shekulli më parë, presidenti i 42-të është përballur me disa shqetësime shëndetësore.
Ai bëri një operacion të katërfishtë në zemër në Nju Jork në vitin 2004 dhe u përball me probleme të mushkërive vitin e ardhshëm. Ai bëri një tjetër procedurë në zemër në vitin 2010.
Ai u shtrua në spital në Los Anxhelos për gjashtë ditë më 2021 për një infeksion urologjik.
Clinton foli në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago në gusht dhe ishte jashtëzakonisht aktiv në fushatë këtë vjeshtë.