Kryeministri francez emëron qeverinë e katërt të vendit në më pak se një vit
Kryeministri i sapoemëruar i Francës, François Bayrou, ka formuar qeverinë e katërt të vendit në më pak se një vit, me sfidën kryesore për kabinetin e tij që të sigurojë miratimin e buxhetit për vitin 2025. Lista e ministrave të rinj nën udhëheqjen e Bayrou u publikua të hënën nga sekretari i palatës presidenciale Elysée,…
Bota
Kryeministri i sapoemëruar i Francës, François Bayrou, ka formuar qeverinë e katërt të vendit në më pak se një vit, me sfidën kryesore për kabinetin e tij që të sigurojë miratimin e buxhetit për vitin 2025.
Lista e ministrave të rinj nën udhëheqjen e Bayrou u publikua të hënën nga sekretari i palatës presidenciale Elysée, Alexis Kohler.
Qeveria e re ka 34 anëtarë, përfshirë figura të njohura dhe ish-ministra, kryesisht politikanë konservatorë dhe të qendrës.
Disa nga ministrat e rinj janë:
Élisabeth Borne, ish-kryeministre, e cila do të jetë ministre e Arsimit dhe figura e dytë më e rëndësishme e qeverisë.
Jean-Noël Barrot, i cili vazhdon të mbajë postin e ministrit të Punëve të Jashtme.
Gérald Darmanin, ish-ministër i Brendshëm, i cili emërohet ministër i Drejtësisë.
Bruno Retailleau, që vazhdon të mbajë postin e ministrit të Brendshëm.
Manuel Valls, ish-kryeministër gjatë presidencës së François Hollande, i cili do të jetë ministër për territoret e huaja.
Sébastien Lecornu, që mbetet ministër i Forcave të Armatosura.
Rachida Dati, që vazhdon të jetë ministre e Kulturës.
Eric Lombard, i cili emërohet ministër i Ekonomisë.
François Rebsamen, ish-ministër gjatë presidencës së Hollande, që emërohet ministër i Territoreve dhe Desentralizimit.
Qëllimi i kabinetit të ri është të mbijetojë mjaftueshëm gjatë mandatit të tij derisa të mund të thirren zgjedhjet parlamentare të reja vitin e ardhshëm.
Franca ka kaluar në një ngërç politik pas zgjedhjeve të papritura që presidenti Emmanuel Macron thirri gjatë verës, pasi partia e tij qendrore humbi në zgjedhjet e BE-së kundër ekstremit të djathtë.
Që nga atëherë, Dhoma e Poshtme e Parlamentit ka qenë e ndarë në tre grupe të ndryshme që nuk janë të gatshëm të bashkëpunojnë.
Një sfidë kyçe për qeverinë e Bayrou do të jetë miratimi i buxhetit për vitin 2025, shkruan Euronews.com, përcjell Klankosova.tv.
Paraardhësi i tij, Michel Barnier, u shkarkua pas pak më shumë se tre muajsh në detyrë pasi u mundua të kalonte buxhetin e sigurimeve shoqërore pa një votim parlamentar, një veprim që çoi në rrëzimin e tij nga administrata e Macron.