Rohde për moscertifikimin e Listës Serbe: Është procedurë që nuk duhet të politizohet

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se procesi i certifikimit të partive politike për zgjedhjet e 9 shurit nuk duhet të politizohet. Rohde këtë e ka thënë në një reagim për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. “Unë ndaj shqetësimet e BE-së dhe SHBA-së në lidhje me moscertifikimin e…

Lajme

23/12/2024 20:58

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se procesi i certifikimit të partive politike për zgjedhjet e 9 shurit nuk duhet të politizohet.

Rohde këtë e ka thënë në një reagim për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Unë ndaj shqetësimet e BE-së dhe SHBA-së në lidhje me moscertifikimin e Listës Srpska. Zbatimi i barabartë i ligjit për të gjithë është thelbësor. Procesi i certifikimit është një procedurë rreptësisht formale që nuk duhet të politizohet”, ka shkruar Rohde në X.

Për këtë ka reaguar edhe ambasada amerikane e cila poashtu ka shpreh shqetësim për politizim të procesit.