Ramadani bën thirrje për kujdes: Krizat politike në Serbi pothuajse çdoherë janë përcjellë me ndonjë ri-tensionim të situatës në veri të Kosovës

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani ka shkruar në lidhje me protestat masive që janë mbajtur dje në Beograd për rrëzimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Ramadani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se këto protesta në Serbi paraqesin thirrjen për fund të regjimit autoritar atje, shkruan lajmi.net. Ai ka thënë se krizat politike në…

Lajme

23/12/2024 13:07

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani ka shkruar në lidhje me protestat masive që janë mbajtur dje në Beograd për rrëzimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Ramadani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se këto protesta në Serbi paraqesin thirrjen për fund të regjimit autoritar atje, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se krizat politike në Serbi, shumë here janë përcjellë me ndonjë ri-tensionim të situatës në veri të Kosovës.

“Prandaj, NATO shpresoj ia qartëson secilit që një ri-tensionim në veri në këtë periudhë do të ndëshkohet fuqishëm. Shpresoj ia precizon se ri-tensionimi në veri të Kosovës në javët e ardhshme do të nënkuptonte qartësisht përpjekje për shpëtimin e regjimit të autoritar. Autoritarët do të rrëzohen kudo që janë. Demokracia triumfon”, ka shkruar Ramadani në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: