Komuniteti i Ambasadës Amerikane nderon ambasadorin Hovenier, për përpjekjet që të formësoj marrëdhëniet SHBA-Kosovë
Komuniteti i Ambasadës Amerikane në Kosovë ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier pak ditë para daljes së tij në pension. Përmes një postimi në Facebook, Ambasada Amerikane ka falënderuar ambasadorin Hovenier për shërbimin dhe përkushtimin e tij gjatë gjithë karrierës së tij dekadëshe, shkruan lajmi.net. “Ambasada amerikane i është mirënjohës ambasadorit Hovenier për udhëheqjen, përkushtimin…
Lajme
Komuniteti i Ambasadës Amerikane në Kosovë ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier pak ditë para daljes së tij në pension.
Përmes një postimi në Facebook, Ambasada Amerikane ka falënderuar ambasadorin Hovenier për shërbimin dhe përkushtimin e tij gjatë gjithë karrierës së tij dekadëshe, shkruan lajmi.net.
“Ambasada amerikane i është mirënjohës ambasadorit Hovenier për udhëheqjen, përkushtimin dhe shërbimin gjatë gjithë karrierës së tij dekadëshe. Si ambasador, përpjekjet e tij kanë formësuar marrëdhëniet SHBA-Kosovë dhe kanë avancuar rrugën e Kosovës drejt paqes, demokracisë dhe integrimit euroatlantik. Faleminderit, Ambasador, për shërbimin tuaj të jashtëzakonshëm!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë në Facebook: