Moskalimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, fajtore shihet pozita

Para afro 8 muajve kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare LDK, PDK dhe AAK  për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative. Pozitivisht këtij takimi iu përgjigj vetëm kryetari i PDK-së Memli Krasniqi. Kjo zhbllokoi ratifikimin e marrëveshje ndërkombëtare, pasi PDK filloi t’i…

Lajme

22/12/2024 23:08

Para afro 8 muajve kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare LDK, PDK dhe AAK  për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative.

Pozitivisht këtij takimi iu përgjigj vetëm kryetari i PDK-së Memli Krasniqi.

Kjo zhbllokoi ratifikimin e marrëveshje ndërkombëtare, pasi PDK filloi t’i votoi.

Por, gjithçka zgjati shkurt dhe marrëveshjet ndërkombëtare u bllokuan përsëri.

Kurse, autoritetin e numrave partia më e madhe në vend e tregonte në ligje, projektligje, e amendamente sikurse edhe në seancën e fundit me 5 dhjetor, ku qëndruan deri në 12 të natës.

Por, pikat e vetme që dështuan t’i kalojnë ishin 3 marrëveshjet ndërkombëtare, meqë iu duhet një shumicë prej 81 votave.

Fajtore për këtë ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës Alma Lama po e lë vetëm partinë në pushtet.

“Mendoj që është një qasje paradoksale, në radhë të parë partia në pushtet duhet t’i siguroj votat në parlamentin e Kosovës, për të miratuar marrëveshjet ndërkombëtare por gjuha që përdorë ndaj pjesës tjetër pra deputetëve pra ndaj opozitës është e tillë që i largon ata nga bashkëpunimi”, ka deklaruar Alma Lama, Ish-deputete e Kosovës.

E njëjta nuk sheh mundësinë e mbajtjes së ndonjë seance në periudhën e mbetur para zgjedhjeve të shkurtit 2025.

Ashtu njëjtë thotë edhe analisti politik Albinot Maloku që edhe ky fajin në tërësi ia hedh partisë në pushtet.

“Legjislatura aktuale e ka shfrytëzuar çdo mundësi që të jap kontributin e saj edhe në ratifikimin dhe votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, për rrjedhojë faji është i gjithë  anshëm e veçanërisht i mazhorancës që nuk ka ditur të ketë respekt ndaj opozitës në Kuvendin e Republikës”, ka theksua Maloku.

Sekretaria e Kuvendit të Kosovës më nuk ka paralajmëruar se mund të ketë seanca të rregullta brenda këtij viti.