Mustafa: Dikur një thes miell sot 100 euro, kriminelët janë tjerë por loja është e njëjta

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka komentuar vendimin e Qeverisë për shtesat nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët. Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se dikur jepej një thes miell ndërsa sot 100 euro, e që sipas tij është loja e njëjtë për të blerë votat e “popullit më të varfër në…

Lajme

22/12/2024 17:58

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka komentuar vendimin e Qeverisë për shtesat nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se dikur jepej një thes miell ndërsa sot 100 euro, e që sipas tij është loja e njëjtë për të blerë votat e “popullit më të varfër në Evropë”.

“Pas luftës, do kriminelë që natën vjedhnin paret e popullit, ditën dilnin shpërndanin miell, vaj e kripë për të blerë votat e popullit të varfër e të rrënuar nga lufta. Sot, LVV po e luan të njejtën lojë: me pare të popullit ndan nga 100 euro për fëmijë e pensionist, në kohë zgjedhjesh. Kriminelët janë tjerë por loja është e njëjta: me parë të popullit bleje votën e vet popullit. Janë kfjellë populli. Nuk e shesin të ardhmen e fëmijëve as për 1 thes miell, as për 100 euro. Më 9 shkurt merr fund ky mashtrim, ky krim”, ka shkruar Mustafa në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: