Pas sulmit në Magdeburg, evakuohet tregu i Krishtlindjes në qytetin tjetër gjerman

Tregu i Krishtlindjes në Erfurt u evakuua si masë paraprake pas sulmit në Magdeburg. Erfurt është kryeqyteti i shtetit federal gjerman të Turingisë. Ministri i Brendshëm i Turingisë tha se organizatori i tregut kërkoi evakuim edhe pse nuk kishte indikacione për ndonjë rrezik specifik. Ndërkohë qyteti Magdeburg ka publikuar vlerësimet fillestare të bilancit të viktimave…

Bota

20/12/2024 22:33

Tregu i Krishtlindjes në Erfurt u evakuua si masë paraprake pas sulmit në Magdeburg.

Erfurt është kryeqyteti i shtetit federal gjerman të Turingisë. Ministri i Brendshëm i Turingisë tha se organizatori i tregut kërkoi evakuim edhe pse nuk kishte indikacione për ndonjë rrezik specifik.

Ndërkohë qyteti Magdeburg ka publikuar vlerësimet fillestare të bilancit të viktimave të sulmit sonte në tregun e Krishtlindjes – një i vrarë dhe rreth 70 të lënduar, prej tyre 15 në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve nga qarqet e sigurisë, i dyshuari i arrestuar në Magdeburg nuk ishte i njohur më parë për autoritetet gjermane si islamik.

Ngasësi i BMW-së, i cili u fut në turmën me njerëz në tregun e Krishtlindjes në qytetin lindor gjerman është një 50-vjeçar me origjinë nga Arabia Saudite.