Përfundon takimi Kurti-Rama, pritet që zyrtarët shtetërorë të drekojnë gjithë së bashku
Ka përfunduar takimi 5 minutësh në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë takim sipas informacioneve të dhëna nga Qeveria e Kosovës thuhet se është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. Takimi Kurti-Rama erdhi pas seancës së përbashkët që u…
Lajme
Ka përfunduar takimi 5 minutësh në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama.
Në këtë takim sipas informacioneve të dhëna nga Qeveria e Kosovës thuhet se është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.
Takimi Kurti-Rama erdhi pas seancës së përbashkët që u zhvillua sot në Kuvendin e Kosovës.
Pas kësaj pritet që zyrtarët shtetërorë të Kosovës dhe ata nga Shqipëria të kenë edhe një drekë së bashku./Lajmi.net/