Zbulimi i laboratorit të narkotikëve në Ferizaj, kërkohet paraburgim ndaj të pandehurve
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të pandehurve: N. H, shtetas i Sllovakisë, L.A., , me kombësi shqiptar/sllovak- shtetas i republikës së Sllovakisë dhe S.I,- shtetas i Republikës së Kosovës, për rastin e krijimit të laboratorit për prodhimin e…
Lajme
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të pandehurve: N. H, shtetas i Sllovakisë, L.A., , me kombësi shqiptar/sllovak- shtetas i republikës së Sllovakisë dhe S.I,- shtetas i Republikës së Kosovës, për rastin e krijimit të laboratorit për prodhimin e të narkotikëve të llojit Methafentaminë, ndryshe i koduar si plan taktik “QAFA 2”.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se duke vepruar si anëtar të grupit pa autorizim kanë siguruar mjetet e nevojshme për prodhimin e drogës sintetike, kanë gjetur dhe kontraktuar shtëpinë për procesin e prodhimit të narkotikëve, i cili proces ka filluar në shtëpinë e të pandehurit S.I., në fshatin Sllakoc i Epërm, komuna Gjilan, kanë krijuar një laborator dhe aty kanë filluar procesin e prodhimit të narkotikëve të llojit Methafentaminë.
“Ndërsa, më 19.12.2024, në zbatim të urdhëresës së Gjykatës është bërë bastisja e lokacionit të lartcekur, ku në vendin e ngjarjes janë arrestuar të pandehurit L.A dhe N.H,, të cilët kanë qenë duke prodhuar narkotik, kurse në afërsi të vendit të ngjarjes është arrestuar edhe i pandehuri S.I., i cili ka bërë roje, kurse të pandehurit tjerë meqenëse nuk janë hasur në vendin e ngjarjes kanë arritur të ikin,-me çka kryen veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike” nga neni 268 paragrafi 1 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nën paragrafi 1 .1 dhe 1.6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)“./Lajmi.net/