Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E habitshme që asnjë qeveritar nuk mori pjesë
Të mërkurën u bë pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Gjykatës Kushtetuese. Zyrtarisht, Gresa Caka – Nimani, këtë përgjegjësi ia kaloi Nexhmi Rexhepit. Me këtë rast, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, shprehu habinë se si asnjë zyrtar i lartë qeveritar s\ishte i pranishëm në ceremoninë zyrtare. “Urime znj. Caka-Nimani për përfundimin e mandatit…
Lajme
Të mërkurën u bë pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Gjykatës Kushtetuese.
Zyrtarisht, Gresa Caka – Nimani, këtë përgjegjësi ia kaloi Nexhmi Rexhepit.
Me këtë rast, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, shprehu habinë se si asnjë zyrtar i lartë qeveritar s\ishte i pranishëm në ceremoninë zyrtare.
“Urime znj. Caka-Nimani për përfundimin e mandatit të saj dhe z. Rexhepi për zgjedhjen e tij si kryetar i ardhshëm i Gjykatës Kushtetuese. Jam dakord me Aivo: Roli i Gjykatës Kushtetuese në mbështetjen e sundimi të ligjit dhe demokracisë është i domosdoshëm. E habitshme që asnjë qeveritar i lartë nuk mori pjesë në seancën solemne të djeshme për të vlerësuar punën e Gjykatës”, shkroi ai në X.