Ndryshime të mëdha të motit, nga nesër shi e borë

Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka folur për kushtet atmosferike që priten të mbizotërojnë në ditët në vijim. Sipas tij, mjegulla që ka përfshirë një pjesë të madhe të Kosovës është rezultat i temperaturave të larta të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar avullime të mëdha dhe kondensim në ajër. Ai ka…

Lajme

19/12/2024 10:08

Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka folur për kushtet atmosferike që priten të mbizotërojnë në ditët në vijim.

Sipas tij, mjegulla që ka përfshirë një pjesë të madhe të Kosovës është rezultat i temperaturave të larta të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar avullime të mëdha dhe kondensim në ajër.

Ai ka paralajmëruar pjesëmarrësit në komunikacion për kujdes të shtuar, pasi rrugët janë të rrëshqitshme për shkak të lagështisë dhe ngricave.

“Nesër pritet ndryshim i plotë i kushteve meteorologjike. Fillimisht do të kemi reshje shiu, të cilat me rënien e temperaturave do të shndërrohen në reshje bore”, ka thënë Aliu në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Ndërsa të premten vonë, sipas tij, reshjet do të bëhen më të qëndrueshme, ndërsa nga e shtuna dhe deri në fund të javës do të mbizotërojnë kushte tipike të dimrit me reshje bore.