Kurti mbrëmë në një diskotekë në Prishtinë, për të nderuar artistin e famshëm
Kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje zhvilluan mbrëmë një aktivitete politik- aty ku edhe prezantuan emrat e kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme. E pas kësaj, kryeministri Kurti mbrëmë u gjet në një vend krejtësisht tjetër nga ato që jemi mësuar ta shohim zakonisht. Kurti mbrëmë qëndroi në një prej…
ShowBiz
Kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje zhvilluan mbrëmë një aktivitete politik- aty ku edhe prezantuan emrat e kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme.
E pas kësaj, kryeministri Kurti mbrëmë u gjet në një vend krejtësisht tjetër nga ato që jemi mësuar ta shohim zakonisht.
Kurti mbrëmë qëndroi në një prej klubeve të natës në Prishtinë, por me një arsye të veçantë.
Ai shkoi aty pikërisht për një prej këngëtarëve më ikonik në vend, Armend Rexhepagigji.
Madje në një moment këngëtari e falënderoi kryeministrin për praninë e tij aty, transmeton lajmi.net.
E shumë të rinj të cilët ishin në këtë mbrëmje padyshim se nuk hezituan edhe që të realizonin fotografi me të./Lajmi.net/