Real Madrid rrëmben Kupën Ndërkontinentale
Futbollistët e Real Madridit fituan titullin e Kupës Ndërkontinentale të FIFA-s duke mposhtur skuadrën meksikane Pachuca me rezultatin 3:0, në finalen e luajtur në stadiumin “Lusail” të Katarit. Golat për kampionët në fuqi të Evropës u shënuan nga Kylian Mbappe në minutën e 37-të, Rodrygo 53’ dhe Vinicius Junior 84’ nga penalltia. Kupa Ndërkontinentale është…
Sport
Futbollistët e Real Madridit fituan titullin e Kupës Ndërkontinentale të FIFA-s duke mposhtur skuadrën meksikane Pachuca me rezultatin 3:0, në finalen e luajtur në stadiumin “Lusail” të Katarit.
Golat për kampionët në fuqi të Evropës u shënuan nga Kylian Mbappe në minutën e 37-të, Rodrygo 53’ dhe Vinicius Junior 84’ nga penalltia.
Kupa Ndërkontinentale është një garë e ngjashme me Kupën e Botës për klube, në të cilën morën pjesë gjashtë fituesit e garave kontinentale.
Ishte ndeshja e vetme e Realit në Kupën Interkontinentale të këtij viti, pasi ata hynë direkt në finale si kampionë të Evropës, ndërsa Pachuca mposhti fillimisht kampionët e Amerikës së Jugut Botafogo dhe më pas në penallti kundër kampionit afrikan Al Ahly.
Nga viti i ardhshëm, Kampionati Botëror i Klubeve do të ketë 32 klube.