Hamza: Nëse nuk i rris pagat me 50% në vitin e parë të qeverisjes, nuk rri si kryeministër
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza tha se nëse vjen në pushtet parasheh buxhet prej 17 miliardë euro për katër vjet. Ai tha se këto do të arrihen përmes të hyrave buxhetore. “Dhe këto do të jenë për pagat, unë kam premtu rritjen e pagave , pensioneve, financimin e mallrave dhe shërbimeve, dhe…
Lajme
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza tha se nëse vjen në pushtet parasheh buxhet prej 17 miliardë euro për katër vjet. Ai tha se këto do të arrihen përmes të hyrave buxhetore.
“Dhe këto do të jenë për pagat, unë kam premtu rritjen e pagave , pensioneve, financimin e mallrave dhe shërbimeve, dhe pjesa tjetër e madhe e investimeve kapitale.”, tha Hamza.
Sa i përket premtimit për rritjen e pagave ai tha se këtë premtim e ka bërë edhe në të kaluarën dhe e ka realizuar, e një gjë të tillë shtoi se do ta bëj edhe tani nëse i fiton zgjedhjet e 9 shkurtit.
“50% do të ketë rritje të pagave dhe kjo do të ndodh në fillim të mandatit, nëse nuk ndodh në vitin e parë sigurisht se vitin e dytë s’ka me pritë si kryeministër.”, tha ai.
Ai poashu premtoi edhe rritje të pensioneve për 50 % duke përfshirë edhe ato të familjeve të dëshmoreve, invalidëve të luftës dhe veteranëve. Kurse për ato të moshës tha se do të rriten me 70%.
“Nuk do të detyrohen familjet e dëshmorëve të zgjedhin mes pensioneve të moshës edhe atë të dëshmorit”, tha Hamza në emisionin “Click”, RTV21
Kurse sa iu përket veteranëve u zotua se do ta heq obligimin ligjor, i cili i obiligon të zgjedhin mes punës dhe pensionit.