Kurti sërish fton mërgatën që të regjistrohen për votim: Pjesëmarrja e juaj në zgjedhjet e kaluara ishte përcaktues për këtë qeveri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka nisur mbledhjen e sotme duke iu drejtuar mërgatës. Kurti i bëri thirrje mërgatës që të marrin pjesë në votim për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai tha se pjesëmarrja e tyre në votim ka qenë përcaktues për përbërjen kësaj qeverie. “Po i drejtohem mërgatës sonë sepse vota e tyre…
Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka nisur mbledhjen e sotme duke iu drejtuar mërgatës.
Kurti i bëri thirrje mërgatës që të marrin pjesë në votim për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai tha se pjesëmarrja e tyre në votim ka qenë përcaktues për përbërjen kësaj qeverie.
“Po i drejtohem mërgatës sonë sepse vota e tyre ka qenë përcaktuese për përbërjen e kësaj qeverie siç ka qenë edhe kontributi i saj përcaktues për fatin dhe mirëqenien për vendin tonë ndër vite. Me qeverinë tonë, mërgata do të ketë mundësi që të votojë në Ambasada dhe Konsullata në shtetet ku jetojnë ata. Kjo u bë e mundur sepse e kemi ndryshuar ligjin siç edhe kemi premtuar”,deklaroi Kurti.
Ai tha se” Votimi përmes postës brenda vendit dhe Ambasadave është një fitore e madhe për mërgatën tonë punëtore dhe patriotike dhe një nga arritjet kryesore të qeverisë sonë në shërbim të mërgatës”./Lajmi.net/