Presidentja sllovene sot dhe nesër në Kosovë, Policia njofton se do të ketë ndërprerje të qarkullimit të trafikut në intervale të shkurta

Sot dhe nesër në Kosovë do të qëndrojë për vizitë zyrtare presidentja e Republikës së Sllovenisë Nataša Pirc MUSAR, së bashku me një delegacion shoqërues. Me këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes…

Lajme

18/12/2024 10:07

Sot dhe nesër në Kosovë do të qëndrojë për vizitë zyrtare presidentja e Republikës së Sllovenisë Nataša Pirc MUSAR, së bashku me një delegacion shoqërues.

Me këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”./Lajmi.net/